Osmani: Do t’i kundërshtojmë fuqishëm ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin

Osmani: Do t’i kundërshtojmë fuqishëm ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, për deklarimet e tyre se do të mbështesin integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani tha se me përkrahjen e Bidenit dhe Merkelit, do t’i kundërshtojnë fuqishëm “ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë”.

Në takim me Merkelin, Biden deklaroi se kanë bërë dakord për rëndësinë e integrimit të mëtejtshëm të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane.

“Ne do të qëndrojmë se bashku për parimet demokratike dhe të drejtat universale kur të shohim Kinën ose ndonjë vend tjetër që punon për të minuar shoqëritë e lira dhe të hapura”, thënë ai.

“Ne jemi të bashkuar në angazhimin tonë për të adresuar prapambetjen demokratike, korrupsionin, populizmin e rremë në Bashkimin Europian ose midis kandidatëve për anëtarësim në BE apo kudo”, ka deklaruar më tej Biden. /Insajderi.com