Osmani ende nuk ka marrë përgjigje nga PDK për takimin e thirrur

Osmani ende nuk ka marrë përgjigje nga PDK për takimin e thirrur

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në takimin e ftuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.

Burimet e Gazetës Online Insajderi brenda Presidencës thonë se ende nuk është kthyer asnjë përgjigje pozitive nga kjo parti.

Mediat vendore kanë raportuar sot se PDJ do të marrë pjesë në këtë takim që pritet të fillojë nga ora 14:00 dhe se kësaj ftese të Osmanit do t’i përgjigjet ushtruesi i detyrës së Kryetarit të partisë, Enver Hoxhaj.

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe LVV-ja ku takimi do të jetë në orën 13:00, si dhe AAK-ja që takimin me Osmanin do ta ketë në orën 17:00.

Ndryshe zgjedhjet lokale pritet të mbahen në tetor të këtij viti. /Insajderi.com