U.D e presidentit, Vjosa Osmani, ka folur për letrën që ka marrë sot nga presidenti amerikan, Joe Biden ku e uron për 13 vjetorin e pavarësisë, njofton Insajderi.
Osmani me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kjo letër rithekson raportet e forta mes dy popujve si dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve.
“Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ajo./Insajderi.com