Osmani: FSK do ta ketë mbështetjen time si komandante supreme

Osmani: FSK do ta ketë mbështetjen time si komandante supreme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar gjatë takimit me komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, se kjo forcë do ta ketë mbështetjen e plotë të presidentes.

Vjosa Osmani në bazë të kompetencave të saj është komandante supreme e FSK-së.

”Tash e tutje si Komandante Supreme e FSK-së, ju ofroj gjithë mbështetjen time, gjithë gatishmërinë që të bashkëpunojmë, që të kemi mbështetjen e nevojshme buxhetore që ky tranzicion të përfundojë me kohë”, tha Osmani.

Osmani ka marrë të martën detyrën përmes një ceremonie shtetërore.

Ajo u votua nga 71 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët ia besuan shtetin për pesë vite. /Insajderi.com