Osmani: FSK-ja është sinonim i shtetësisë sonë

Osmani: FSK-ja është sinonim i shtetësisë sonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë tonë, shkruan Insajderi.

Osmani në konferencë për media deklaroi se është e lumtur që FSK-ja po merr pjesë në stërvitjen ushtarakr “Defender Europe 21, i cili po mbahet në Kosovë.

Ajo tha se ka qenë ëndrra e çdo qytetari që ta shoh ushtarin e tij krah aleatëve tanë strategjik.

“Kështu dua t’ju shpreh gëzimin e pamasë kur po shoh të jetësuar ëndrrën e secilit ushtarak dhe qytetar që kanë pritur që ta shohin ushtrinë e vendit të tyre krah aleatëve tanë strategjikë”, është shprehur Osmani, duke iu drejtuar ushtrisë si Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës.

Osmani si Komandante Supreme e FSK-së, ka ftuar ushtarët që për aleancën me ushtritë më të fuqishme të botës t’u flasin edhe fëmijëve të tyre.

“Shpreh falënderim ndaj ushtrive të vendeve mike, vençarisht ushtrisë amerikane. Të dashur oficer të forcave tona të armatosura, 22 vjet më parë gra e burra të udhëhequr nga ideali për lirinë u rreshtuan drejt UÇK-së për ta fituar lirinë. 22 vjet më parë ne bijat dhe bijtë e tyre të veshur me idealin e sigurimit të paqes i kemi lidhur qëllimet tona me SHBA. Si vend e si komb e kemi pasur qëllim mbrojtjen e atdheut tonë dhe lirisë sonë dhe respektimin e lirisë së të tjerëve.Ruani miqësitë me botën e lirë dhe thellojini përditë ato. Flituni bijëve dhe bijave për aleancën me miqtë tanë”, ka thënë presidentja Osmani.

Forca e Sigurisë së Kosovës ishte pjesë e stërvitjes “Defender-Europe 21”, ushtrimet e së cilës në Kosovë janë zhvilluar nga 17 maji në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë./Insajderi.com