Osmani fton partitë për ta vendosur datën e zgjedhjeve

Osmani fton partitë për ta vendosur datën e zgjedhjeve

Vjosa Osmani ka ftuar partitë politike parlamentare që të mblidhen të martën për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve të ardhshme, njofton Insajderi.

Bekim Kupina, këshilltar për Media i u.d. Presidentes ka thënë për Gazetën Online Insajderi se “partitë politike do të ftohen nesër (e marte) nga u.d. Presidentja Osmani për ta diskutuar datën e mbajtjes  së zgjedhjeve”.

Ky zhvillim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar Qeverinë e Avdullah Hotit.

Sipas Kushtetueses, qeveria Hoti asnjëherë nuk mori 61 vota, sepse deputeti Etem Arifi ka fituar mandatin joligjshëm dhe vota e tij nuk mund të numërohet./Insajderi.com