Osmani i përgjigjet Von Cramonit

Osmani i përgjigjet Von Cramonit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi u cilësua si një grua inspiruese në politiken ballkanase nga Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, njofton Insajderi.

Osmani si reagim ndaj deklaratës së Von Cramon-it, në rrjetin Twitter ka thënë se “gjëra të jashtëzakonshme mund të ndodhin kur gratë përkrahin njëra tjetrën”.

“Faleminderit, e dashura Viola Von Cramon. Gjëra të jashtëzakonshme mund të ndodhin kur gratë përkrahin dhe fuqizojnë njëra tjetrën”.

Pak më parë, Raportuesja e Kosovës për BE-në kishte thurur një lëvdatë për kryekuvendaren Osmani.

“Cila nga gratë më ka inspiruar mua? Ballkani Perëndimor është përplot me gra inspiruese që luftojnë për paqe dhe siguri në rajon. Një nga to është @VjosaOsmaniMP, Kryetare e Parlamentit të #Kosovës. Ajo nuk di të dorëzohet!”./Insajderi.com