Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, i ka reaguar Bashkimit Evropian pas deklaratës se “BE është neutral  ndaj çështjes Kosovë-Serbi”.

Osmani në Twitter tha se �" />

Osmani i reagon Bashkimit Evropian pasi “shprehën neutralitet” ndaj çështjes së Kosovës

Osmani i reagon Bashkimit Evropian pasi “shprehën neutralitet” ndaj çështjes së Kosovës

Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, i ka reaguar Bashkimit Evropian pas deklaratës se “BE është neutral  ndaj çështjes Kosovë-Serbi”.

Osmani në Twitter tha se “Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilave u morën nga regjimi gjenocid i Serbisë”.

Për këtë ajo shtoi se “Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”, përcjell Insajderi.

“Si neutralitet”, u konsiderua nga Bashkimi Evropian një hartë mbrapa shpinës së emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për të cilën u raportua se ajo përmbante mesazhin që “Kosova është pjesë integrale e Serbisë”.

“Republika e Kosovës është dhe do të jetë gjithmonë një vend i pavarur, i pandashëm dhe sovran”, tha Osmani. /Insajderi.com