Osmani i reagon Thaçit: Mos fol në emrin tim

Osmani i reagon Thaçit: Mos fol në emrin tim

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka reagruar presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili tha se 91 deputetë janë pro krijimin të një qeverie të re, shkruan Insajderi.

Deputetja e LDK-së, i ka thënë kreut të shtetit që të mos flas në emër të saj, e as të qindra e mijërave qytetarëve të këtij vendi.

Sipas saj, sikurse me 6 tetor të vitit të kaluar, ashtu edhe sot qytetarët dijnë të dallojnë të mirën nga e keqja.

Postimi i plotë i Osmanit:

Si sot 7 vite më parë, Thaci solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë e sovranitetit të vendit.

Sot, 7 vite pas, po i njëjti njëjti, tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.

#JoNëEmrinTim /Insajderi.com