Osmani i shkruan homologut izraelit për bashkëpunimin

Osmani i shkruan homologut izraelit për bashkëpunimin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar një letër në drejtim të Izraelit për homologun e saj, Yariv Levin.

Osmani ka kërkuar që të fillojë një bashkëpunim në mes dy kuvendeve, pasi 11 ditë më parë Kosova dhe Izraeli vendosen për marrëdhënie diplomatike.

“Mezi pres takimin me ju. Ju lutem nga tregoni se kur mund të kontaktojmë përmes lidhjeve me video në mënyrë që të diskutojmë për hapat e bashkëpunimit. Jam e interesuar të diskutojë për krijimin e grupit parlamentarë të miqësisë ndërmjet izraelit dhe Kosovës dhe ta institucionalizojmë bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve”, shkruan Osmani në këtë letër.

Në theks të veçantë Osmani ka thënë se është e interesuar që të krijohen grupe të përbashkëta parlamentare në mes Kosovës Kuvendit të Kosovës dhe atij të Izraelit. /Insajderi.com