Osmani: Jam deputete e popullit

Osmani: Jam deputete e popullit

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për situatën në të cilën ajo gjendet dhe polemikat e saj me partin nga e cila ka ardhur, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo është pyetur nëse vazhdon të jetë deputete e LDK-së, apo është deputete e “fshehur” e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë e kam thënë gjithmonë se jam deputete e popullit dhe e tillë jam edhe tani. Unë kam qenë për 20 vite pjesë e LDK-së, por tani së fundi dyert e kësaj partie janë mbyllur për mua, duke më përjashtuar nga pozitat të cilat I mbaja në këtë parti”, tha ajo, transmeton Insajderi.

Më tej ajo shtoi se nuk I është dhënë asnjëherë mundësia të flas, madje as para se t’a përjashtonin.

“Nuk më është dhënë mundësia as të shprehem para organeve të partisë dhe përjashtimi ka ndodhur në mënyrë të dyshimtë, përmes votave me email – edhe njerëzit e dënuar me vdekje e kanë mundësinë të flasin fjalën e fundit, ndërsa unë nuk e kisha këtë mundësi:, vazhdoi Osmani.

Vjosa Osmani, e ka konfirmuar se do të formojë një parti të re për zgjedhjet e ardhshme dhe se është në bisedime me njerëz të fushave të ndryshme për të arritur këtë synim të saj./Insajderi.com.