Osmani: Ka vetëm një të vërtetë, në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid – këtë duhet ta pranojë të gjithë

Osmani: Ka vetëm një të vërtetë, në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid – këtë duhet ta pranojë të gjithë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës ka deklaruar se ka vetëm një të vërtetë dhe ai është gjenocidi që është bërë në këtë vend, shkruan Insajderi.

Ajo ka thënë së këtë të vërtetë duhet ta pranojnë të gjithë dhe duhet të ia tregojmë të gjithëve.

“Sot, bota kujton 26-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, barbarisë së paparë të forcave gjenocidale të regjimit serb të Millosheviqit.Ka vetëm një të vërtetë: në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid. Këtë duhet ta pranojë secili, këtë duhet ta themi të gjithë, këtë duhet ta kujtojmë gjithnjë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për më shumë se 8 mijë të masakruarit në Srebrenicë”, ka shtuar Osmani.

Ajo më tej ka njoftuar së një 16 vjeçar do të jetë në mesin e atyre që do të varrosën sot.

“Sot dhimbjen e nënave të Srebrenicës e ndajmë bashkërisht! Mbetjet mortore të 19-të vrarëve atëkohë sot do të kenë adresën e përhershme. Një 16-vjeçar do të jetë në mesin e atyre që do të varrosen sot, 26-vjet pas vrasjes”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka theksuar se akte të tilla barabare duhet të marrin gjykimin e drejtësisë, por edhe të historisë.

“Askush më mirë se Kosova nuk e njeh dhimbjen e Srebrenicës. Reçaku, Meja, Pokleku, Prekazi, si dhe shumë masakra të tjera në pjesë të ndryshme të Kosovës, janë pjesë e të njëjtës dhimbje e të njëjtit përjetim”, ka thënë Osmani./Insajderi.com