Osmani: Kosova ka synim të anëtarësohet në OSBE

Osmani: Kosova ka synim të anëtarësohet në OSBE

Presidentja, Vjosa Osmani, në takim me shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në Kosovë, Michael Davenport, potencoi se Republika e Kosovës synon anëtarësimin në këtë organizatë, njofton Insajderi.

Ndërsa, Davenport shprehu gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së për të bashkëpunuar me Kosovën në të gjitha fushat.

Ndërkaq, presidentja e uroi Davenport për fillimin e detyrës së re në Republikën e Kosovës, duke i dëshiruar sukses në punë.

Po ashtu, edhe Davenport uroi Presidenten për zgjedhjen e saj në krye të shtetit. /Insajderi.com