Osmani kujton Xhemajl Mustafën në përvjetorin e 20-të të vdekjes së tij

Osmani kujton Xhemajl Mustafën në përvjetorin e 20-të të vdekjes së tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Xhemajl Mustafën, njërin ndër personalitetet më të rëndësishme të lëvizjes politike të viteve të 90-ta për liri dhe pavarësi, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani përshkruan Mustafën si një “guximtar i vendosur, vizionar dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij, por i butë në sjellje, ashtu siç qe edhe Presidenti Rugova”.

U.D. e Presidentes tutje thotë se me vrasjen e tij, Kosova ka humbur një intelektual të jashtëzakonshëm, i cili e artikuloi politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Ne do ta kujtojmë përjetësisht veprën madhore të Xhemës në shërbim të vendit e të popullit të tij dhe nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për të”, shkruan tutje Osmani. /Insajderi.com