Osmani: Lufta e përbashkët kundër virusit vazhdon

Osmani: Lufta e përbashkët kundër virusit vazhdon

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, në njëvjetorin e paraqitjes së rasteve të para me COVID-19 në vend ka thënë se lufta kundër virusit vazhdon, përcjell Insajderi.

Osmani nëpërmjet një videomesazhi u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, teksa ka shtuar se në çdo sfidë nuk duhet të dorëzohemi derisa të dalim fitimtarë.

“Bashkëpuno, merre përgjegjësi, ndihmo, vetëm së bashku do t’ia dalim. Vërtetë shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe, por kemi ende shansin për të bërë çdo gjë më mirë. Si në çdo sfidë, nuk duhet të dorëzohemi, deri sa të dalim fitimtarë. E deri atëherë, të bashkëpunojmë, të marrim përgjegjësi, të ndihmojmë. Vetëm së bashku mund t’ia dalim! Vetëm së bashku do t‘ia dalim”, ka shkruar ajo./Insajderi.com