Osmani ndryshon mendim për Mustafën, nga jo legjitim ai u bë dera për të hyrë në politikë

Osmani ndryshon mendim për Mustafën, nga jo legjitim ai u bë dera për të hyrë në politikë

Vjosa Osmani e cila u prezantua sot si kandidate për kryeministre nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, Mustafën ajo nuk e njihte për kryetar legjitim të LDK-së, shkruan Gazeta Insajderi.

Në zgjedhjet e brendshme të LDK-së, në vitin 2015, Vjosa Osmani kishte thënë se nuk ishte lejuar që të jetë kandidate për kryetare të partisë.

“Kam pritur që me votim të fshehtë të zgjidhen kandidatët për kryetar. Nuk më lejuan të jem kandidate. Kemi tentim antistatutor që të shkohet me vetëm një kandidat, tentimi ishte që të eliminohet çdo kandidat tjetër dhe të shkohet vetëm me Isa Mustafën. Nuk e konsideroj kryetar legjitim të LDK-së”, ka thënë Osmani.

Ndërsa sot me shpalljen e kandidaturës, Osmani ka ndryshuar mendimin se Mustafa nuk është kryetar legjitim i LDK-së, madje ajo sot deklaroi se Mustafa ka qenë dera për të trokitur për të hyrë në politikë.

“Dera e pare ku kam trokitur per te hyre ne politike, ka qene dera e akademik Isa Mustafes. Edhe kolegët e tjerë që jemi ngritur në karrierë e kemi pasur përkrahës Isa Mustafa”, ka thënë sonte në T7, Osmani. /Insajderi.com