Osmani në Parlamentin e Belgjikës: Anëtarësimi i Kosovës në BE s’është vetëm çështje politike

Osmani në Parlamentin e Belgjikës: Anëtarësimi i Kosovës në BE s’është vetëm çështje politike

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, u mirëprit në sot në Parlamentin e Belgjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux, njofton Insajderi.

Edhe në këtë takim, Osmani ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, për çka thotë se nuk është vetëm çështje politike, por mbi të gjitha vullnet i përgjithshëm i popullit më pro-Evropian.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

U.d. Presidentja Osmani theksoi se liberalizimi i vizave do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës të marrin më të mirën e Evropës dhe ta sjellin atë në Kosovë, teksa do ta ofronte Evropën më afër një kapitali të jashtëzakonshëm njerëzor, duke iu referuar rinisë kosovare. /Insajderi.com