Përfaqësuesit e Kosovës në bisedime

Osmani: Në tavolinë me Serbinë, ta kujtojnë dhimbjen e viktimave të dhunës seksuale

Osmani: Në tavolinë me Serbinë, ta kujtojnë dhimbjen e viktimave të dhunës seksuale

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, derisa ka marrë pjesë në një aksion simbolik në Ditën Ndërkombëtare për eliminim e dhunës seksuale në konflikt, ka thënë se “përfaqësuesit e Kosovës në tavolinën më Serbinë duhet të kujtojnë dhimbjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, njofton Insajderi

Osmani ishte prezente kur një instalacion me 20 mijë lule anemone, si simbol i 20 mijë personave në Kosovë të cilët kanë qenë viktimë e dhunës gjenocidale, është vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Thirrja jonë e sotme në ditën ndërkombëtare për eliminimin e duhmës seksuale gjatë luftës është thirrje për drejtësi. Por kjo thirrje nuk duhet të përfundojë këtu, nuk duhet të përfundojë në Kosovë, duhet të dëgjohet nëpërmjet zërit tonë kudo në botë”, ka deklaruar Osmani.

“Këto lule anemonë duhet t’i mbajë, në veçanti secili përfaqësues i Kosovës që ulet në tavolinë me Serbinë që në radhë të parë të ja përkujtojë vetvetes dhimbjen qe akoma e kanë këta 20 mijë njerëz tanë, në veçanti gratë, por t’u përkujtojë përfaqësuesve serbë krimin që e kanë kryer, dhe të bëjmë thirrje të gjithë së bashku që kryesit e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë”./Insajderi.com