Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Operacion në mbështetje të paqes, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media ajo i ka uruar paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët do të marrin pjesë në këtë mision.
“Si Presidente në detyrë dhe Komandante Supreme e FSK-së, i uroj paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët bënë historinë dhe do të jenë në funksion të paqes krahas SHBA-ve, aleatëve tanë strategjik”, ka thënë Osmani.
Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar ligjin për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit./Insajderi.com