Osmani: Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë derisa vdesin njerëz në mungesë vaksinash

Osmani: Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë derisa vdesin njerëz në mungesë vaksinash

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me ambasadorin belg, Jean-Louis Servais, gjatë të premtes, ka thënë se nuk mund të flasin për dialogun me Serbinë, derisa ka vdekje  njerëzish për mungesë vaksinash, njofton Insajderi.

Osmani, ka theksuar se në bashkërendim me qeverinë po përpiqen qe t’i sigurojnë vaksinat për qytetarët e Kosovës.

“Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t’i sigurojmë ato”, ka thënë Osmani.

Kurse, ambasadori belg, ka deklaruar se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet të thellohen edhe më tej.

“Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, sikurse edhe në përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në kumtesë. /Insajderi.com