
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar me parafushatën e saj nën sloganin “Guxo”, njofton Insajderi.
Ajo në profilin e saj në Facebook, sloganit “Guxo” i ka shtuar edhe togfjalëshin “e ardhmja u takon atyre që guxojnë”.
Kështu, Osmani, edhe përkundër faktit që ditëve të fundit ka marrë kritika, ajo megjithatë shprehet optimiste në rrugëtimin e saj të ri në politikë./Insajderi.com