Osmani: Pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon

Osmani: Pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi të hënën se pa u zbardhur fati i të pagjeturve nga lusta e fundit në Kosovë “s’mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon”.

Me Serbinë, ajo tha se s’mund të dialogohet për tema të tjera përpara kësaj çështje.

“Sepse asgjë tjetër nuk ka vlerë krahasuar me jetët e të dashurve tanë, me njohjen e fatit të tyre dhe, së paku, me prehjen e eshtrave të tyre në tokën e të pareve”.

“1632 persona janë ende nëpër listat e të zhdukurve me dhunë. Ky numër, për ne nuk paraqet, thjesht, numër. As numri në të cilin listat e renditin secilin nga ta nuk është thjesht një numër. Ata paraqesin jetë njerëzish, histori më vete, të cilët së bashku e përbëjnë historinë tonë të përbashkët. Ata janë plaga jonë e përbashkët, e cila nuk mund të mbyllet pa u bërë i ditur fati i secilit prej tyre”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.

Ajo më tej theksoi se Kosova s’mund dhe s’do të heshtë karshi këtij “poshtërimi të vazhdueshëm që shteti serb po ua bën të zhdukurve me dhunë, viktima të dhunës shtetërore serbe”.

Këto deklarata Osmani i bëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur./Insajderi.com