Osmani pas takimit me Lajçak: Kuvendi të ketë rol kyç dhe mbikëqyrës në procesin e dialogut

Osmani pas takimit me Lajçak: Kuvendi të ketë rol kyç dhe mbikëqyrës në procesin e dialogut

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e insitutcioneve të Kosovës, Miroslav Lajçak ka takuar dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Pas takimit Osmani është shprehur se “ka kërkuar nga përfaqësuesi evropian që Kuvendi i Kosovës të ketë rol kyç dhe mbikëqyrës në procesin e dialogut”, njofton Insajderi.

Osmani më pas ka thënë se “ka kërkuar që të mos ketë dialog ku negociohen shkëmbime të territoreve, por dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë”. /Insajderi.com