Osmani për vdekjen e Ismet Pejës: Lamtumirë mjeshtër i këngës

Osmani për vdekjen e Ismet Pejës: Lamtumirë mjeshtër i këngës

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh edhe kryeparlamentare, ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit të njohur kosovar, Ismet Peja, njofton Insajderi.

Duke përdorur një varg të këngës së tij të njohur, Osmani kujtoi doajenin Ismet Peja si një person që kultivoi me passion muzikën e vjetër qytetare që mbeti pa zërin e saj unik.

“‘Robi s`plaket kur vje mosha, robi plaket kur do vetë’. Ky varg i këngës së njohur përmbledhë më së miri ecurinë jetësore të doajenit Ismet Peja, i cili sot mbylli sytë përgjithmonë. Ai qëndroi për 63 vjet të tëra në skenën muzikore, duke e kultivuar me pasion muzikën e vjetër qytetare, e cila mbeti pa zërin e saj unik. Këngët e tij do të mbeten një opus i çmuar për brezat, kurse vargu i kënduar nga ai “Për me le e për më vdekë, zoti ditën ta ka shkru”, do të jetë i përbotshëm! Lamtumirë mjeshtër i këngës. T`u dëgjoftë zani përherë!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. /Insajderi.com