Osmani përkujton Çetën: Kërkoj që të ngrihet shtatorja e tij në oborrin e Kuvendit

Osmani përkujton Çetën: Kërkoj që të ngrihet shtatorja e tij në oborrin e Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar atdhetarin Anton Çeta në 25 vjetorin e vdekjes së tij, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook, Osmani ka thënë se folkloristi Çeta e bëri të pamundurën në një kohë të pamundshme, kur mblodhi rreth vetës shqiptarët për t’i pajtuar.

“Ideja e tij për pajtimin nuk ka marrë fund. Ëndrra vazhdon, teksa nevoja për pajtim e unifikim vjen e rritet në këto kohë të zorshme për vendin”, ka shkruar ajo.

“Ai la pas vetes 1200 gjaqe të falura. Ne nuk arritëm ende ta kemi një shtatore të tij të vendosur në një vend të denjë, ku mund të përkulemi, e ta falënderojmë që në vitet e 90-ta na ktheu shpresën, në mobilizoi e na bëri një rreth kauzës kombëtare”, shton tutje Osmani.

Ajo tutje kërkon që sot, dy dekada pas vdekjes së tij duhet të ngrihet një shtatore për Plakun e urtë, gjë që do t’i bënte nder jo vetëm kryeqytetit, por gjithë Kosovës.

Osmani më tej tha se do t’i propozojë Kryesisë së institucionit më të lartë përfaqësues e legjislativ, që shtatorja e Anton Çetës të vendoset në oborrin e Kuvendit, në shtëpinë e përfaqësuesve të popullit, si figurë frymëzimi e pajtimi. /Insajderi.com