
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin publik “RTK” ka deklaruar se Kosova është duke shënuar progres në luftimin e krimit të organizuar dhe shkatërrimin e rrjeteve brenda institucioneve të cilët kanë kryer keqpërdorime.
Osmani është shprehur optimiste se Kosova edhe këtë vit do të shënojë përparim në luftimin e dukurive negative të cilat janë duke dëmtuar shoqërinë.
“Natyrisht nuk besoj se dikush ka pritur që çdo dukuri negative do të zhduket brenda vitit të parë. Por janë bërë hapa jashtëzakonisht të mirë në këtë drejtim duke përfshirë edhe ministri të caktuara”
Osmani ka vlerësuar si pozitive lëvizjen që ka bërë Kosova në ranglistën e shteteve të cilat janë më pak të korruptuara dhe në këtë pikë i ka atribuuar merita sistemit politik i cili është duke punuar në ndryshimin e ligjeve me qëllim të luftimit të korrupsionit dhe pastaj veprime konkrete në terren. /Insajderi.com