Osmani propozon rezolutë për shkarkimin e zv-kryeministrit Rakiq

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka propozuar rezolutë për shkarkimin e zv-kryeministrit. Goran Rakiq

Osmani propozon rezolutë për shkarkimin e zv-kryeministrit Rakiq

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në seancën e sotme ka propozuar nje rezolutë për shkarkimin e zv-kryeministrit, Goran Rakiq.

Goran Rakiq ka vendosur karantinën në Veriun e Kosovës dhe ka thënë se i zbaton rregullat e Beogradit.

Për këtë Osmani ka thënë se Rakiq duhet të shkarkohet duke propozuar rezolutë për këtë.

“Propozoj që të hyjë në rend të ditës, kjo propozim rezolutë. Kuvendi i Kosovës propozon: Pika 1 Rikonfirmon se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm çdo thirrje tjetër kërcënon themelet e shtetit të Kosovës.

Pika 2 Rikonfirmon se të gjitha subjektet kanë për obligim që të punojnë për interesin e vendit.

Pika 3 Kuvendit fton qeverinë që të mos lejojë asnjë anëtar të saj që të jetë i angazhuar në fushatën e Serbisë kundër Kosovës. Kuvendi kërkon që të shkarkojë të gjithë ata që bëhen pjesë e këtyre thirrjeve.

Pika 4 Nëse qeveria nuk e shkarkon brenda javës, atëherë Kuvendi do të thërras mocion për këtë çështje.”, tha thanë Vjosa Osmani. /Insajderi.com/