Osmani reagon pasi zyra e saj u vlerësua si institucioni më transparent në Ballkan

Osmani reagon pasi zyra e saj u vlerësua si institucioni më transparent në Ballkan

Transparenca është jo vetëm obligim ligjor, por edhe përkushtim i çdoditshëm i joni, ka thënë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi Raporti rajonal i BIRN-it e ka nxjerr Zyrën e Presidentes, institucionin më transparent në Ballkanin Perëndimor.

Vlerësimi ka përfshirë institucione nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, njofton Insajderi.

“Kur informatat/të dhënat publikohen duke respektuar standardet më të larta të profesionalizmit e etikës në gazetari, kjo rezulton me informim të drejtë të publikut, si parakusht themelor për demokraci”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në Facebook.

Ajo tutje ka bërë të ditur se Zyra e Presidentes do të jetë gjithjë e hapur dhe transparente sikurse deri tani.

“Ne synojmë që nëpërmjet transparencës ta japim pasqyrën reale për punët që kryhen këtu dhe mënyrën se si shpenzohet buxheti shtetëror. Transparenca është mënyra jonë e punës!”.

Rrjeti Ballkanik i gazetarisë Hulumtuese- BIRN, ka publikuar raportin rajonal vlerësues të transparencës qeveritare dhe llogaridhënies në Ballkanin Perëndimor, në të cilin Zyra e Presidentes Vjosa Osmani gjatë kohës sa ajo ishte ushtruese detyre është cilësuar institucioni më transparent në rajon në vitin 2020.

Sipas Raportit të BIRN, të dhënat e Zyrës së Presidentit të mëparshëm ishin krejtësisht e kundërta; kërkesat për të drejtë informimi nuk merrnin asnjë përgjigje ose refuzoheshin pavarësisht detyrimit ligjor./Insajderi.com