Osmani takohet me Vitinë, diskutojnë për sigurimin e vaksinave anti-COVID

Osmani takohet me Vitinë, diskutojnë për sigurimin e vaksinave anti-COVID

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për t’u koordinuar sa i përket sjelljes së vaksinave anti-COVID për qytetarët, njofton Insajderi.

Siç thotë ajo, vaksinat do të sigurohen me mbështetjen e vendeve mike, por që nuk dha informacione më të detajuara lidhur me këtë.

“Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19. Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çështje”, ka thënë Osmani.

“Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim COVID-19”, është shprehur më tej ajo. /Insajderi.com