Osmani: Të largohet kryesia aktuale e LDK-së që të flasim për kthimin tim

Osmani: Të largohet kryesia aktuale e LDK-së që të flasim për kthimin tim

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth inicativës së saj të re dhe njerëzit që pritet t’i bashkohen, transmeton Insajderi.

Në debatin “KALLXO Prime”, Osmani ka folur edhe për mundësinë e kthimit të saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për çka thotë se duhet të largohet kryesia aktuale e kësaj partie, në mënyrë që të flasin për kthimin e saj brenda këtij subjekti politik.

“Njerëzve të LDK-së që besojnë që vlera dhe potenciali i tyre nuk lejojnë që votat dhe besimi i tyre me u keqpërdorë e kanë derën të hapur”, tha Osmani.

“Secili në LDK duhet ta ketë parasysh që a duam të jenë pjesë e një koncepti politik që e keqpërdor deri në masën më ekstreme besimin e votuesve”, tha tutje Osmani.

“Nuk ka qenë thirrje e drejtpërdrejtë e Lutfi Hazirit me u kthy në LDK. Ma ka ‘sjell’ ngapak, por jo aq drejtpërdrejtë, por unë kam raporte të mira me të. Nuk e kam ftuar në iniciativën time Lutfi Hazirin sepse ai ka qenë i qartë qysh nga fillimi”, tha ajo.

“Le të largohet kryesia e re e LDK-së, e le të vijmë të flasim për mundësinë e kthimit në LDK”, shtoi Osmani e pyetur nga gazetarja Jeta Xharra nëse do të kthehej në LDK nëse largohet kryesia e kësaj partie. /Insajderi.com