Osmani u ftua për të pritur delegacionin amerikan

Osmani u ftua për të pritur delegacionin amerikan

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e pranishme në ceremoninë e mikpritjes së delegacionit nga Qeveria e SHBA-së, pjesë e së cilës ishte edhe i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili edhe u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave nga i pari i shtetit, Hashim Thaçi, njofton Insajderi.

Osmani ishte ftuar ng apala amerikane dhe nga Zyra e Kryeministrit për të marrë pjesë në mikpritjen e Grenell dhe ekipit të tij.

Këtë e konfirmon për Gazetën Online Insajderi, këshilltari për media i kryetares Osmani, Bekim Kupina, i cili tha se prezenca e kryekuvendares tregon respekt per angazhimin e SHBA-së.

“Kryetarja Osmani është ftuar nga pala amerikane dhe nga Zyra e Kryeministrit për të marrë pjesë në ceremoninë e mikëpritjes së DFC-së, në shenjë respekti për angazhimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikës si dhe në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratës për investime”, ka thënë Kupina.

Gjatë ditës, mediat në vend raportuan se prezenca e Osmanit në ceremoninë e dekoratës ishte detaj i cili nuk është vërejtur.

Komentet rreth pranisë së saj erdhën pasi në fotografitë që ka publikuar presidenti Thaci, shihej edhe kryetarja e Kuvendit. /Insajderi.com

Kosova 🇽🇰 dhe SHBA-ja 🇺🇸 sapo nënshkruan deklaratën e përbashkët, e cila garanton normalizimin e marrëdhënieve ekonomike…

Posted by Hashim Thaçi on Monday, September 21, 2020