Osmani udhëtoi me burrin dhe vajzat binjake në samitin në Turqi

Osmani udhëtoi me burrin dhe vajzat binjake në samitin në Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar bashkë me burrin e saj Prindon Sadrija dhe vajzat binjake, në Turqi për Samitin e SEECP-së, shkruan Insajderi.

Me ftesë të homologut të saj turk, Recep Tayyip Erdogan, Osmani do te qëndrojë për disa dite në këtë Samit.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina, i cili ka thënë së presidentja është ftuar zyrtarisht më familje.

Ai më tej, ka thënë se nga ky udhëtim asnjë cent nuk është shpenzuar nga buxheti i Kosovës.

“Ftesë me familje kanë të gjithë presidentët dhe kryeministrat pjesëmarrës në samit. Ka program të veçantë zyrtar për zotërinë e parë dhe bashkëshortet e presidentëve të tjerë. Presidentja është ftuar zyrtarisht me familje. Shpenzimet e qëndrimit i mbulon nikoqiri, ndërkaq biletat e udhëtimit janë mbuluar privatisht nga Presidentja. Pra asnjë cent nga buxheti i shtetit të Kosovës nuk është shpenzuar për familjen e Presidentes”, ka deklaruar Kupina./Insajderi.com