Osmani uron Fitër Bajramin: Ta demonstrojmë harmoninë e bashkëjetesën në shoqëri solidare

Osmani uron Fitër Bajramin: Ta demonstrojmë harmoninë e bashkëjetesën në shoqëri solidare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Fitër Bajramit, duke uruar që të jenë pranuar agjërimi dhe lutjet e qytetarëve për shëndet të mirë, paqe e harmoni, njofton Insajderi.

Osmani këtë urim e bëri duke thënë se esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti.

“Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja për shëndet të mirë, paqe e harmoni. Esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti”, ka shkruar ndër të tjerash Osmani në rrjetin social “Facebook”.

Ajo më tej tha se pandemia do të jetë një barrierë në kremten e kësaj feste, “porse duhet të gjejmë forcë që edhe në këto rrethana ta urojmë njëri-tjetrin me zemrën plot e me shpresën se së shpejti do ta tejkalojmë pandeminë”. /Insajderi.com