Osmani: Ushtria serbe po destabilizon rajonin duke u stërvitur me ushtrinë ruse

Osmani: Ushtria serbe po destabilizon rajonin duke u stërvitur me ushtrinë ruse

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se derisa Kosova po stërvitet me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në stërvitjën ushtarakë “Defender 21”, Serbia po kryen stërvitje me ushtrinë ruse, shkruan Insajderi.

Osmani në llogarinë e saj në Twitter, ka shtuar se Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse.

“Derisa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e SHBA-ve (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”, ka shkruar ajo.

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke marrë pjesë në këtë stërvitje ushtarake të cilësuar si më të madhen në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë./Insajderi.com