Osmani: Viktimat e dhunës seksuale në luftë janë viktima të dyfishta

Osmani: Viktimat e dhunës seksuale në luftë janë viktima të dyfishta

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se institucionet e shoqëria duhet të qëndrojnë afër grave të cilat ishin viktimë e dhunës seksuale në luftë, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook nga ku ka njoftuar se ka qëndruar në vizitë te organizata Medica Gjakova, Osmani ka thënë se të mbijetuarat e dhunës seksuale në luftë janë viktima të dyfishta.

Së pari, sipas saj, janë viktimë e vetë krimit, e së dyti, viktima të paragjykimeve nga shoqëria.

Osmani shton se si pasojë e kësaj, një pjesë e madhe zgjedhin t’i vuajnë pasojat emocionale e traumatike në heshtje e izolim të plotë./Insajderi.com