OVL e UÇK-së me mbledhje të jashtëzakonshme pas aktakuzave të konfirmuara

OVL e UÇK-së me mbledhje të jashtëzakonshme pas aktakuzave të konfirmuara

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë duke zhvilluar mbledhje të jashtëzakonshme pas konfirmimit të aktakuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL e UÇK-së, përmes një postimi në Facebook.

“Mbledhje e jashtëzakonshme e kryesisë së OVL-UÇK-së”, ka shkruar ai në përshkrimin e një fotografie të publikuar nga kjo mbledhje.

Përgjatë ditës së sotme e djeshme janë konfirmuar aktakuzat ndaj Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit nga ana e Gjykatës Speciale. /Insajderi.com