OVL e UÇK-së thotë se s’ka Qeveri ideale, Klinaku: I kemi provuar të gjithë

OVL e UÇK-së thotë se s’ka Qeveri ideale, Klinaku: I kemi provuar të gjithë

Kryetari në detyrë i Oeganizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, thotë se nuk presin ndryshime nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, meqë kjo organizatë nuk është e kënaqur me punën e asnjë partie politike, transmeton Insajderi.

Klinaku tutje tha se për OVL-UÇK-në nuk ka qeveri ideale, por thotë se është e rëndësishme që cilado parti politike të fitojë në zgjedhje të fokusohet tek zhvillimi ekonomik dhe punësimi i të rinjve.

“Për OVL-UÇK-në me të thënë të drejtën qeveri ideale s’ka, ne kemi shumë shokë të luftës por nuk do të thotë kjo që mund të jenë më të mirët në qeverisje, por qeveri ideale nuk ka sepse i kemi provuar të gjithë”, ka thënë ai, raporton EO.

“Në të gjitha qeveritë e kaluara dikush na ka përkrah, dikush nuk na ka përkrah fare, por qeveri ideale për qytetarët se në këtë rast edhe ne jemi qytetarë, do të duhej të ishte që ata të merren më shumë për zhvillimin ekonomik dhe për punësimin e të rinjve. Kjo do të ishte qeveria ideale edhe për qytetarët edhe për ne si veteranë”, tha tutje Klinaku. /Insajderi.com