Ozil bëri thirrje për zbutjen e anti-islamizmit me mirësi

Ozil bëri thirrje për zbutjen e anti-islamizmit me mirësi

Futbollisti gjerman me origjinë turke i klubit të Premier Ligës angleze, Arsenal, Mesut Ozil, bëri thirrje për zbutjen e anti-islamizmit me mirësi, njofton Insajderi.

Në llogarinë e tij në Twitter, Ozil rikujtoi se islamofobia dhe anti-islamizmi ka shënuar rritje në botë, përfshirë edhe në Evropë, duke pohuar se këtu kanë luajtur rol të madh edhe mediat.

“Islamofobisë duhet t’i përgjigjemi në një mënyrë që nuk e përforcon atë. Duhet ta zbutim dhe ta heshtim me mirësi”, shkroi Ozil.

Futbollisti 32 vjeçar gjithashtu shpërndau ajetin e sures “Fusilet” nga Kurani: “Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt”.

Mesut Ozil nuk bënë pjesë në planet e trajnerit spanjoll Arteta, ndaj në janar do të tentoi të transferohet në një klub tjetër, ku ka minutazh më shumë. /Insajderi.com