Artikull i sponsorizuar

Pa dituri, e ardhmja e një populli nuk është e sigurt

Pa dituri, e ardhmja e një populli nuk është e sigurt

Arsimimi është fushë-veprimtari prijëse e të gjitha fushave tjera, njëherësh, bazë e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, prandaj në këtë fushë duhet të punohet dhe të investohet shumë.

Duke pasur  për bazë rëndësinë qenësore të ngritjes së nivelit të arsimit në komunën tonë, PDK-ja konsideron se investimi në arsim është investimi më profitabil për të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë sonë, si dhe parakusht për zhvillim të përgjithshëm të Komunës.

Ndoshta më shumë se ditëve tjera, në këtë periudhë të fushatës zgjedhore, arsimin dhe gjendjen e tij në komunën tonë e kemi trajtuar dhe përmendur shumë herë.

Dhe kjo, jo për faktin se kemi ndonjë gjendje për t’u lavdëruar dhe për t’u krenuar, sa për faktin se gjendja na brengosë të gjithëve. Ishte raporti i Programit për Vlerësimin Ndërkombëtarë të Nxënësve (PISA) i cili kishte testuar aftësitë dhe njohurit e nxënësve deri në moshën 15 vjeçare në vendin tonë. Në mesin e 28 milion nxënësve të testuar nga 72 vende të ndryshme të botës, nxënësit tanë ishin renditur në vendin e 70-të. Ky ishte një tregues shqetësues për nivelin e arsimit në nivel vendi, i cili do të na bëjë të reflektojmë shumë si shoqëri por në radhë të parë si institucione shtetërore që kanë përgjegjësinë e organizimit dhe menaxhimit të këtij procesi.

Por cila është gjendja e arsimit në komunën tonë me gjithsejtë rreth 24 mijë nxënës dhe me rreth 1500 punëtorë të arsimit? Bazuar në rezultatet e provimeve të maturës dhe atyre të arritshmërisë, gjendja e arsimit në komunën tonë është e keqe dhe kërkon vëmendjen tonë të plotë. Fundja, arsimi është themel i zhvillimit të çdo shoqërie.

Si të mos jemi të shqetësuar kur niveli i dijes së vlerësuar në komunën tonë është vlerësuar me notë nën mesatare?!

Mënyra si mundohet të arsyetohet udhëheqja komunale përgjegjëse për menaxhimin e arsimit në komunë,  vetëm sa e bëjnë edhe më përgjegjëse për situatën e tillë. Në të vërtet, ashtu siç është gjendja edhe në shumë fusha tjera, qeverisja komunale në Podujevë ka një vuajtje kronike të mungesës së transparencës dhe llogaridhënies.

Ne kemi ngritur këtë shqetësim në vazhdimësi dhe jemi thellësisht të bindur se qasja selektive, krijimi i favoreve për militantët partiak dhe politizimi i skajshëm i arsimit janë shkaqet e para të pozitës në të cilën është aktualisht arsimi tek ne.

Organet komunale te ne nuk kishin një reagim adekuat në situata skandaloze kur reagohej publikisht për punësimet e parregullta dhe të personelit të pakualifikuar në shkollat tona. Fundja, si të reagonin kur vetë e krijonin!

Një nga treguesit e gjendjes në shkollat e komunës sonë, që vije si pasojë direkt politizimit të skajshëm të tyre. Tashmë është bërë rregull  funksionimi i shkollave me ushtrues detyre të drejtorëve për një kohë të gjatë. Një numër i madh i mësimdhënësve mbahen me normë të kufizuar (jo të plotë) të orëve. Gjithë kjo, tashmë është një sekret publik, bëhet për t’i shantazhuar dhe për të krijuar favore politike për subjektin politik që udhëheqë komunën tonë pothuajse gjithë periudhën e pasluftës.

Të dëgjosh kandidatin e Lidhjes Demokratike për kryetar komune, i cili edhe ka qeverisur faktikisht me komunën gjithë këtë periudhë, të bëhet se ai ka qenë në opozitë dhe gjithë fajin për dështimet, mos punë apo keqqeverisjen i kanë oponentët dhe rivalët politik.

Tashmë pothuajse në mënyrë konsensuale llapjanët pajtohen se gjendja në këtë fushë është e keqe!

Në prioritetet e mija qeverisëse, arsimi është një temë që dua ta trajtojë me prioritet.

Prioritetet në arsim  do të fokusohen në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies, depolitizimin e arsimit, avancimin e  teknologjisë mësimore, përmes digjitalizimit të shkollave, fuqizimin e bashkëpunimit trekëndësh: shkollë – mësimdhënës – prind, shtimin e pajisjeve laboratorike në shkolla, themelimin e shkollave profesionale, ndarjen e  bursave për kuadro  deficitar dhe për studentë të dalluar dhe në nevojë.

Shumë nga këto, pushtetit aktual mund t’i ketë pretenduar në letër. Por realiteti është se ato nuk janë realizuar dhe udhëheqja komunale nuk ka treguar konsistencën dhe angazhimin e duhur. Kjo ka krijuar një situatë të tillë në të cilën problemet janë shtuar dhe performanca e këtij sektori shumë të rëndësishëm ka treguar nivel jo të kënaqshëm, për këtë janë statistikat si dëshmia më e mirë.