
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se pa partinë e tij, por edhe të forcave tjera politike, procesi i dialogut nuk mund të ketë sukses.
“Natyrisht që pa LDK-në dhe pa forcat politike në Kuvendin e Republikës, ky proces nuk mund të jetë i suksesshëm”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se çdo ditë e më shumë po bëhen të qarta kriteret që i ka dhënë LDK-ja për këtë proces.
“Edhe më tutje janë në fuqi këto kriteret që Kryesia e LDK-së në mbledhjen e 24 majit i ka konfirmuar dhe i ka bërë të qarta edhe për institucioneve vendore, edhe për partitë që qeverisin, dhe për presidentin edhe për shtetet e Quint-it dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, por që këto kritere në këtë fazë nuk janë përmbyllur dhe LDK-ja rri në kampin politik, duke e përcjellë dhe duke e monitoruar këtë proces si parti politike opozitare vetëm”, ka shtuar ai gjatë një interviste për REL.