Pa maska e pa distancë sociale – liderët partiak mbajnë takimin me Presidentin Thaçi

Pa maska e pa distancë sociale – liderët partiak mbajnë takimin me Presidentin Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka mbajtur një takim me gjithë liderët e partive politike në vend.

Por në këtë takim nuk u respektuar asnjë nga masat parandaluese kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Insajderi.

Pa e mbajtur distancën, pa doreza dhe pa maska janë parë presidenti dhe të gjithë liderët e tjerë partiak.

Te vendosur maskën e kane pasur lideri i Listës Serbe, Nenad Rashiq dhe Sekretari i PDK-se, Uran Ismaili.

Për këtë ka reaguar Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Ku i keni maskat, dorëzat e distancen?  Unbelievable! Cfare shembulli! E mandej gjendje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Ahmeti. /Insajderi.com