“Pa mua nuk bëhet asgjë” – rrëfimi i “Der Standart” për të fortit e Kosovës

“Pa mua nuk bëhet asgjë” – rrëfimi i “Der Standart” për të fortit e Kosovës

Deri në fillim të javës tjetër pritet të krijohet qeveria e re e Kosovës – pasi presidenti Hashim Thaçi ka thirrur parlamentin të enjten dhe deri atëherë koalicioni parazgjedhor i PAN duhet të ketë siguruar 61 votat për krijimin e qeverisë së ardhshme. E dominuar nga ish udhëheqësit e UÇK, tre partitë PDK, AAK dhe NISMA kanë fituar 39 ulëse dhe pritet të koalicionojnë me partinë e ndikuar nga Beogradi, Lista Serbe.

Humbje e qartë për qeverinë

Krahas përfaqësuesve të minoriteteve, koalicionin pritet ta mbështesin edhe tre parti të vogla. Megjithatë mungojnë edhe dy vota – ose nga demokratët e djathtë të LDK ose nga populistët e majtë të Vetëvendosjes. Në Prishtinë bisedohet se dy mandatarët janë “bindur” me para, shkruan “Der Standart“. Burimet e afërta të PDK, flasin bile për 62 vota, që do votojnë qeverinë e re.

Udhëheqësit partiak të LDK dhe VV nuk duan të bëjnë koalicione, ndërsa një qeveri tjetër duket thuajse e pamundur. Por mund të ndodh që qeveria e kryesuar nga PAN të dështojë si pasojë e numrave dhe legjitimitetit të ulët.

PAN vërtetë ka fituar numrin më të madh të votave, por PDK e udhëheqësit të UÇK, Kadri Veselit është humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve, ndërsa AAK e Ramush Haradinaj ka mbështetje lokale: vetëm në Dukagjin. Arsyeja se pse Ramush Haradinaj ka kandiduar për kryeministër është një marrëveshje e para shumë viteve: Tribunali i Hagës e ka shpallur dy herë të pafajshëm dhe ai mund të bëhet kryeministër. Pasi Thaçi e refuzoi këtë pas kthimit të Haradinaj në 2012, atëherë kjo ndodhi në vitet e fundit me politikën qeveritare që kishte moton: “pa mua nuk bëhet asgjë”.

Politikanë me imazh problematik

Me Thaçin Kosova ka një president shumë polarizues dhe gjithçka tjetër përveç imazhit të mirë. Nëse vendi i vogël ballkanik do ketë edhe një kryeministër të kontestuar, atëherë nuk do jetë e lehtë edhe dialogu i nevojshëm me Serbinë. Haradinaj është arrestuar së fundi në janar 2017, pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Dialogu me Serbinë mund të fitojë një dinamikë të re, sepse presidenti Aleksandër Vuçiq ka shkruar një artikull për “Blic” që ka kërkuar nga serbët të mos “fshehin kokën në rërë” dhe të fillojnë një “dialog të brendshëm” për rastin e Kosovës: “ne duhet të përpiqemi të jemi realistë – dhe jo të humbim ose japim atë që është e jona; por jo edhe të fitojmë diçka që e kemi humbur prej vitesh.”

Vuçiq ofroi përpara disa javësh edhe ndryshimin e Kushtetutës, e cila, e paraqet Kosovën akoma si pjesë integrale të shtetit. Kjo ka parandaluar edhe njohjen e shtetit të Kosovës. Pavarësia e Kosovës është shpallur në 2008, ndërsa pjesë e Serbisë defakto ka qenë deri në fund të Luftës 1999, kur Beogradi humbi kontrollin. BE përpiqen për “normalizimin” dhe mundësinë e afrimit me BE.

Vuçiq thjesht mendonte që serbët dhe shqiptarët të gjejnë një zgjidhje, që do i shërbente për një kohë të gjatë rajonit. Kontestet e sotshme nuk duhet të prekin gjeneratat e ardhshme. Teksti i Vuçiq është përshëndetur nga pala kosovare. Por në fakt është akoma larg njohja e Kosovës nga Serbia./Bota sot