Paçarizi: Nëse SHBA merr drejtimin e dialogut Kosovë-Serbi, PDK mund të hyjë në qeveri

Paçarizi: Nëse SHBA merr drejtimin e dialogut Kosovë-Serbi, PDK mund të hyjë në qeveri

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Rrahman Paçarizi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend pas publikimin të propozim-aktakuzave nga ana e Gjykatës së Specializuar të Hagës për presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli, si dhe rifillimin të dialogut me Serbinë.

Paçarizi në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se janë dy momente që do të mund ta çojë vendin në zgjedhje.

“Nëse dialogu do të vazhdojë e drejtuar nga Bashkimi Evropian dhe rrëshqitja në dialog teknik dhe natyrisht e provokuar nga ndonjë parti opozitare si: Partia Demokratike e Kosovës mund ta çojë drejt zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje përjashtohet nga opsion për iniciativë që ta rrëzojë qeverinë. Sepse ka pasur raporte bashkëpunimi me LDK”, u shpreh ai.

Paçarizi tutje theksoi se Partia Demokratike e Kosovës mund të përfshihet në qeveri nëse dialogu do të drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ajo çka mund të shtyjë PDK-në të hyjë në qeveri është nëse dialogu do të udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty do të mund të kemi përfshirje të Partisë Demokratike të Kosovës. Sepse PDK ka hyrë në obligime sepse 12 vjet ka udhëhequr me qeverinë dhe njerëzit me emra të përvetshëm”, tha Paçarizi.

Analisti politik shtoi se qeveritë që janë të paktë në numër është vështirë të rrëzohen dhe se njëjtë ka qenë edhe me PANIN.

Ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë lojtari kryesor, ose do ta mbajë Qeverinë Hoti ose do ta rrëzojë.

“Tingëllon pakëzi si klishe por edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të i bëhen krah qeverisë. Nëse ju jeni ra në dakord që ta votoni rishikimin e buxhetit dhe Pakon Emergjente, atëherë me rëndësi është edhe dialogu. Duhet të ketë përfshirje në dialog”, shtoi tutje ai.

“Tre qeveri janë rrëzuar shkaku i dialogut. Marrëveshja përfundimtare ose duhet të ndihmohet ose edhe të rrëzohet.
Pranda edhe Partia Demorkatike e Kosovës edhe Lëvizja Vetëvendosje, ose duhet ta ndihmojnë qeverinë ose ta rrëzojnë”, ka përfunduar Paçarizi. /Insajderi.com/