Paçarizi thotë se çdo marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serisë është politike

Paçarizi thotë se çdo marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serisë është politike

Njohësi i çështjeve politike në vend, njëherësh edhe profesor univeristar, Rrahman Paçarizi, është deklaruar rreth marrëveshjes që pritet të ndodhë sot në Shtëpinë e Bardhë, njofton Insajderi.

Paçarizi thotë se marrëveshja e cila proklamohet se do të jetë ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, do të jetë në fakt politike.

“Fakti që janë dy subjekte që duhet të nënshkruajnë marrëveshje ekonomike i bie se janë dy palë që nuk i kanë të normalizuara raportet. Marrëveshjet ndërmjet të subjekteve të tilla janë politike”, ka thënë Paçarizi.

“Është një metodologji e përzgjedhur nga administrata amerikane që do të nisë me një marrëveshje ekonomike që palët të joshen dhe të shkohet duke zbutur raportet që të arrihet marrëveshja politike që varet nga suksesi i marrëveshjes ekonomike”, ka thënë tutje ai.

Ai ka shtuar se temat si Liqeni i Ujmanit do të hapen në fazat e mëvonshme të procesit të dialogut. /Insajderi.com