Pacientët me Covid-19 po trajtohen edhe në spitale rajonale

Pacientët me Covid-19 po trajtohen edhe në spitale rajonale

Pas shtimit të rasteve me Covid-19 ka filluar të ngarkohet edhe Klinika Infektive në QKUK, andaj pacientët me coronavirus kanë filluar të trajtohen edhe në spitalet rajonale.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, respektivisht në Repartin e Infektives janë të hospitalizuar shtatë raste Covid-19 pozitiv dhe tri raste pritet që sot të testohen.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar edhe 87 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 2677 raste nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.425 raste, kurse raste aktive 1.203./Insajderi.com