77-vjecari nga Vitia i cili ishte rasti i parë i konfirmuar në Kosovë me Koronavirus në testin e parë të bërë ka dalë negativ.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, infektologu në Klinikën Infektive në QKUK, Shemsedin Dreshaj.
“Ai ka dal dje negativ në testin që i është bërë dje, pritet që edhe sot t’i bëhet dhe te shohim”, ka thënë Dreshaj.
Gjatë natës së mbrëmshme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 69 mostrat e marra për testim, 12 prej tyre kanë dalur pozitive, shkruan Gazeta Online Insajderi.
Sipas këtij njoftimit, 5 janë nga Komuna e Malishevës, 3 nga Fushë Kosova, 2 me venbanim në Prishtinë, 1 në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicës.
Aktualisht në Kosovë gjithsej të infektuar me koronavirus janë 106 persona, një është shëruar dhe një i vdekur. /Insajderi.com