Pacienti më i ri me Parkinson vdes për shkak të vonesës së shkaktuar prej Covid-19

Pacienti më i ri me Parkinson vdes për shkak të vonesës së shkaktuar prej Covid-19

Pacienit 4 vjeçar me sëmundjen e Parkinsonit ka vdekur sepse operacioni që mund të i kishte shpëtuar jetën ishte shtyrë për shkak të emergjencave lidhur me Covid-19.

Nëna e tij zemërthyer Rebecca Marsh ka thënë se djali i saj Jahleel, ka vdekur pasi ka pësuar një sulm kardiak përderisa ishte në spital, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Jahleel-i i vogël ishte diagnostifikuar me sëmundjen e cila njihet si Parkinsoni i fëmijëve, një sëmundje e rrallë që ndodh në 1 prej 56 milion rasteve.

Rebecca ishte duke mbledhur para për të dërguar djalin e saj në Poloni për të bërë një operacion pioner që do të ndodhte në Maj të këtij vitit, por ajo nuk mund të shkonte atje për shkak të masave të marra për arsye të pandemisë.

Procedura, e njohur si terapia e zëvendësimit të gjeneve, është shtyrë fatkeqësisht.

Rebecca dhe djali tjetër i saj, janë duke e ndarë historinë e tyre për të ndihmuar të ngrisin vetëdijën lidhur me këtë rast dhe të ndikojnë që rregullat për epideminë të mos rrezikojnë jetërat e pacientëve të tjerë./Insajderi.com