Pacolli dhe Zyberaj përplasen për njohjet e Kosovës: Behgjeti ka lobuar për biznes të vetin

Pacolli dhe Zyberaj përplasen për njohjet e Kosovës: Behgjeti ka lobuar për biznes të vetin

Jetlir Zyberaj nga Aleanca për Kosovën e Re (AKR), është përplasur me Fitore Pacollin nga Lëvizja Vetëvendosje, rreth çështjes së diplomacisë në Kosovë.

Të ftuar në emisionin Debat Plus, në TV Dukagjin, Pacolli ka akuzuar Zyberaj se shefi i tij, ka lobuar për biznesin e tij e jo për njohjet e Kosovës.

“Po normalisht, si përfaqësuese e subjektit politik, Behgjet Pacolli bënë politik të jashtëm sikur të bëjë biznes, ky ministër lobon për biznesin e tij”, ka thënë Pacolli.

Derisa Zyberaj i ka replikuar duke i thënë se arguemtin të cilin është duke e përdorur Pacolli është “deklaratë e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Ku po nisesh me këtë gjë, ky është argument Ivica Daçiqit që thotë se Pacolli ende me kufer me pare nëpër botë”, ka thënë Zyberaj. /Insajderi.com