Pacolli i reagon Hoxhajt për çështjen e dy deputetëve nga Lugina: Qytetarët nuk i besojnë babadimrit

Pacolli i reagon Hoxhajt për çështjen e dy deputetëve nga Lugina: Qytetarët nuk i besojnë babadimrit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ia ka reaguar kandidatit për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pasi që ky i fundit dhe partia e tij kanë premtuar që Lugina e Preshevës do ti ketë dy deputetë nga radhët e PDK-së, njofton Insajderi.

Ajo përmes një postimi në facebook, ka komentuar fillimisht deklaratën e Hoxhajt i cili në konferencë për media ka thënë se “PDK e ka pikë të dobët Luginën e Preshevës dhe se PDK nuk bënë politikë populiste”, e sipas Pacollit ky premtim nga a e tij dhe e PDK-së, nuk duhet t’i bëjë këta të fundit të besojnë se qytetarët i besojnë babadimrit.

Tutje ajo, ka thënë se Hoxhaj para se t’i prezantojë premtimet e tij për Preshevën Medvegjën dhe Bujanocin, duhet fillimisht t’i sqarojë disa çështje të lëna pezull.

Ndër cështjet më me rëndësi që Pacolli ka përmendur në të njëjtën kohë edhe duke e pyetur Hoxhajn, janë:

1.Çfarë bëri z. Hoxhaj për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën kur ishte Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë?

2.Çfarë bëri z. Hoxhaj për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën kur ishte Ministër i Punëve të Jashtme?

3.Ku ishte z.Hoxhaj kur shefi i tij Thaçi bënte pazar me Vuçiçin e në planin e shkëmbimit territorial kishte edhe copëtimin e Preshevës?

4.Edhe kur PDK e ministrat e saj lidhnin kontrata me kompani lobuese për ndarjen e Kosovës e copëtimin e Preshevës?

5.E edhe kur disa nga Ambasadorët e emëruar nga PDK dhe shefi i tij Thaçi ishin përfshirë direkt në shitjen e idesë së Thaçit & Co për ndarjen e Kosovës e copëtimin e Preshevës?

  1. Z. Hoxhaj paska harruar që shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kur marrin shërbime shëndetësore në Republikën e Kosovës paguajnë dyfishin e asaj që u kërkohet qytetarëve të Kosovës. Pra, cilësohen të huaj e prandaj edhe duhet të paguajnë dyfish më shumë.

Në fund ajo ka ironizuar me Hoxhajn duke thëne se këto çështje një politikan i ndershëm do duhej t’i sqaronte, por meqë jemi në fushatë, do dëgjojmë edhe premtime për lëvizjen e maleve dhe kodrave./Insajderi.com.