Pacolli i reagon Rusisë: Forcat e Sigurisë janë shtyllë e stabilitetit  dhe orientimit euro-atlantik

Pacolli i reagon Rusisë: Forcat e Sigurisë janë shtyllë e stabilitetit  dhe orientimit euro-atlantik

Behgjet Pacolli, ministri i Jashtëm në detyrë, ka reaguar ndaj deklaratës së Moskës zyrtare e cila e konsideron se krijimi i Ushtrisë së Kosovës paraqet “kërcënim serioz për siguri në Ballkan”.

“Kërcënimi i vetëm për stabilitetin rajonal dhe sigurinë në Ballkan janë elementët e Serbisë së Madhe… dhe kërcënimet e tyre hibride ndaj fqinjëve të mbështetur nga Moska”, ka shkruar Pacolli, transmeton Insajderi.

“Forcat e Sigurisë së Kosovës janë një shtyllë e stabilitetit dhe orientimit euro-atlantik”.

Rusia edhe më herët ka paralajmëruar për të ashtuquajturin “kërcënim” të Ushtrisë së Kosovës, duke pretenduar se “nuk ka asnjë garanci se ajo nuk do të përdoret kundër popullatës serbe”.

Moska: Ushtria e Kosovës kërcënim serioz